Flash News

KRYESORE

Ish-këshilltari i Metës drejt Parlamentit, Kryemadhi: T'i kontrollojë mirë paratë që do marrë

Ish-këshilltari i Metës drejt Parlamentit, Kryemadhi: T'i

Kandidati i LSI-së në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, Ralf Gjoni ka shprehur dëshirën të bëhet pjesë e parlamentit, pas djegies së mandateve nga deputet e opozitës.

Për këtë rast, Monika Kryemadhi u shpreh se merkato e blerjes së deputetëve sapo ka filluar, duke i bërë thirrje Gjonit të kontrollojë mirë paratë që do marrë, pasi mund të jenë të vjedhura nga ndonjë bankë.

“Kush do të shkojë le të shkojë. Ata janë të pakonsiderueshëm për ne. Merkatos së blerjes së deputetëve i është rritur shumë piaca. Kush do të marrë lekët, t’i kontrollojë mirë sepse mund të jenë të bankave të vjedhura”, deklaroi Kryemadhi.

Përveç Gjonit, dëshirën për tu bërë pjesë e parlamentit e shprehu edhe kandidati tjetër, Ylli Shehu. Më herët deputeti i Durrësit, Lefter Koka refuzoi të linte mandatin me argumentin se do u shërbeje qytetarëve që e kanë votuar.

Pas Ralf Gjonit, tjetër kandidat i LSI-së drejt Parlamentit

Konsultimet me miqtë europianë, kandidati për deputet i LSI takon eurodeputetin Fleckenstein

Të fundit