Flash News

KRYESORE

“Ish-ministra të PS dhe kryebashkiakë po tentojnë të rrëzojnë Ramën po aq sa opozita”

“Ish-ministra të PS dhe kryebashkiakë po tentojnë të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se në protestat e opozitës po marrin pjesë edhe njerëz të mbështetur nga zyrtarë të Partisë Socialiste, të cilët po përpiqen të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama.

Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Salianji tha se ka ish-ministra të PS dhe kryebashkiakë ende në detyrë që kërkojnë largimin e Ramës po aq sa edhe opozita.

“Segmente të së majtës, të cilët nuk e duan Ramën japin ndihmesë. Ka kryetarë bashkish apo ish-ministra dhe njerëz të lartë, të cilët nxjerrin njerëz, duke tentuar që ta rrëzojnë Ramën, po aq sa ne ose edhe më shumë se ne”, është shprehur ai.

Salianji tha gjithashtu se besueshmëria e Ramës te qytetarët ka rënë dhe mbështetja po përqëndrohet te opozita.

Të fundit