Flash News

KRYESORE

Ish-ministri: Makthi financiar "Bechetti" nuk ka mbaruar, priten edhe dy vendime të tjera

Ish-ministri: Makthi financiar "Bechetti" nuk ka mbaruar, priten edhe

Ish-ministri i Drejtësisë, njëherësh juristi Ylli Manjani sqaron se detyrimi financiar i shtetit shqiptar ndaj biznesmenit Francesco Begeti nuk ka mbaruar ende.

Sipas juristit, janë edhe dy vendime të tjera dënimi që priten të jepen. Manjani sqaron se vendimi për të dënuar Shqipërinë me 109 milionë ishte për mbylljen e televizionit, ndërsa pritet verdikti edhe për kontratën e koncesionit të Hidrocentralit të Kalivaçit, si dhe për prishjen e kontratës së mbetjeve me Albanian Beg.

“Makthi financiar "Bechetti" nuk ka mbaruar, për fat të keq...!

Bechetti ishte një tre procese Arbitrazhi me shtetin Shqiptar. Njëri për kontratën e koncesionit të Hidrocentralit të Kalivaçit, tjetri për prishjen e kontratës së mbetjeve me Albanian Beg dhe, tjetri për Televizionin Agon Channel.

Vendimi për të dënuar Shqipërinë me 109 milionë është për mbylljen e televizionit.

Ende nuk ka përfunduar çështja e Hidrocentralit...! Me ç'duket nuk i kemi punët mirë as me atë çështje. Një tjetër shumë të majme mund të detyrohemi të paguajmë edhe prej atij procesi...

Ka përfunduar gjykimi për koncensionin e mbetjeve dhe Albanian Beg duket se ka fituar arbtirazhin. Ende nuk e dimë sa është detyrimi!!

Janë edhe dy vendime dënimi që priten të shtojnë detyrimin për të paguar.

Makth i vërtetë!

E gjitha kjo si rezultat i vendimeve të gabuara të qeverisë dhe të institucioneve të shtetit!

Këto çështje janë alarm i madh jo vetëm financiar, por edhe juridik e ekonomik në vend.

Shtimi i kontratave të koncensionit dhe PPP-ve tregon se administrimi i pasurisë publike gjendet në rrisk shumë të lartë.

Cilësia e dobët e negocimit dhe e përmbajtjes së kontratave të lidhura e ka vënë shtetin në kushte shumë të pafavorshme. Asnjëherë nuk u dëgjua ky argument”, shkruan ish-ministri.

Të fundit