Flash News

KRYESORE

Ish-prokurori i ‘184’ konfirmon: Në përgjime zyrtarët më të lartë socialistë. 60 CD ende të pazbardhura

Ish-prokurori i ‘184’ konfirmon: Në përgjime zyrtarët

Gentian Trenova, ish-prokurori i ‘184’, që tregon shit-blerjen e votave në Dibër, në një prononcim për BIRN më 30 janar 2019 ka dhënë disa detaje të rëndësishme për dosjen. Trenova, që mori i pari në dorë kallëzimin e Partisë Demokratike më 1 shtator 2016, kujton se menjëherë pas kallëzimit u vendosën nën përgjim rreth 20 numra telefoni.

“Përgjatë ditëve 8, 9 dhe 10 shtator u përgjuan me dhjetra telefonata, ku ndër të tjera flitej për blerjen e votës,” tha Trenova, i cili shtoi se mes bisedave të përgjuara ndodheshin edhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Por dy vjet e gjysmë pas këtij kallëzimi, çështja me nr: 184/2016 kaloi gjithashtu nëpër duart e disa prokurorëve dhe nuk është finalizuar ende. Trenova u largua nga çështja, pasi u transferua nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

BIRN raportonte se janë edhe 60 CD të dosjes ‘184’ për tu zbardhur. “BIRN mësoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë nën hetim drejtues të policisë në Dibër dhe Bulqizë si dhe zyrtarë të drejtorisë Arsimore apo të Tatimeve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në mënyrë të paligjshme në proces zgjedhor, se kanë premtuar vende pune në këmbim të votës.Megjithatë, hetimi për manipulimin e votave në Dibër pengohet nga përgjimet voluminoze, pasi rreth 60 CD vazhdojnë të presin radhën për t’u zbardhur”, shkruante BIRN më 30 Janar 2019.

Tabulatet telefonike të publikuara nga Bild tregonin zyrtarë të lartë të PS, si: Edi Rama, Damian Gjiknuri apo Artan Gaçi të përfshirë në shit-blerjen e votave në Dibër në zgjedhjet vendore të 11 shtatorit 2016.

Të fundit