Flash News

KRYESORE

“Ishte me PD, po bëri fushatë për PS”, deputeti i përgjigjet Ramës: Do e nxjerr lakuriq atje para Kuvendit, ka filmime

“Ishte me PD, po bëri fushatë për PS”, deputeti i

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi iu përgjigj me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit e cilësoi rast unikal dje në Kuvend, si deputet që nuk ka votuar as për veten e tij, duke komentuar përçarjet mes opozitës së re për koalicionet.

Në një deklaratë për mediat, Maliqi paralajmëron se loja mes tyre sapo ka filluar, ndërsa përmend filmime për të shkuarën.

“Që jam rast unikal. E kam thënë para shqiptareve rastin e zhgënjimin dhe që nuk bëra fushatë me PS prej zhgënjimeve.

Nuk jam unë rast unikal se nuk kam votuar veten time. Pse ky palaço paska votuar veten e tij me këto lista të mbyllura. Nëse qenka unikal rasti im, në 2005 këtë person që sot e ka zv kryeministër në komunën më të madhe të Beratit me 12 mijë vota është rrahur nga ana ime me emër, në 2007, kundër koalicionit të majtë dhe djathtë me 10 parti të majta kam marrë komunën me 662 vota, 2011 i kam dhënë komuna të tjera PS.

Ky humbjen e ka të qarta. Ky e di mbështetjen time të forta të majtë, por të majtët nuk janë me atë që shiti Tahirin, Kocon e të tjerët.

Nuk pyes nga presionet e askujt, por jam i drejtpërdrejtë. Loja mes meje dhe tij sapo ka filluar. Ka frikë nga koalicionet.

Unë jam këtu, meqenëse ky frikacak, kam bërë rresht dy interpelanca me ministrin. Ai nuk pranoi të dilte përballë. Dje në mungesën time, duke parë që nuk ishte në rreshtin e tij, njolla e zezë e kësaj figure, siç shiti Tahirin, Kokëdhimën, e Dakon foli.

Nëse është burrë, sot nis deklaratat për të, pasi do e nxjerr lakuriq atje para Kuvendit siç është. Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s’ka më kaseta. Filmimet dhe kasetat tek Dashi i Pezës nuk mungojnë. Dua t’i them se ai i infiltruari që ka qenë në grupin e zjarrit dhe ka qëlluar, duhet të hetohet”, u shpreh Maliqi.

Të fundit