Flash News

KRYESORE

Itali/ Banda "shqiptare" dhunon nënën dhe dy fëmijët e saj

Itali/ Banda "shqiptare" dhunon nënën dhe dy

Një bandë që dyshohet se përbëhej nga shqiptarë ka shokuar opinionin publik në Itali, pasi ka dhunuar një nënë dhe fëmijët e saj 18 dhe 15 vjeç në Riviera Romagnola. Ngjarja ndodhi të premten, ndërkohë që është raportuar në mediat vendase se sulmi ndodhi pa arsye ndaj familjes nga Como-ja.

"Espansione TV" raporton se familja kishte shkuar me pushime në Igea Marina, në Riviera Romagna. Dy djem pesëmbëdhjetë vjeç dhe tetëmbëdhjetë vjeç sapo kishin kaluar një mbrëmje të qetë buzë detit, dhe para se të ktheheshin në shtëpi, vendosën të ndalen në një furrë buke për të shijuar diçka të ngrohtë.

Por ata u provokuan nga një bandë me dhjetë të rinj që dyshohet se ishin shqiptarë.

“A keni një cigare?” Ky ishte preteksti që do mjaftonte për të nisur sulmin.

Tetëmbëdhjetë vjeçari u godit me një grusht në fytyrë e pas dhunës përfundoi me hundë të thyer. Edhe vëllai i tij i vogël, pesëmbëdhjetë vjeç, mori një goditje të fortë.

Nëna e dy fëmijëve dëgjoi britmat nga dritarja dhe vrapoi për të ndihmuar djemtë. Por edhe ajo u godit nga banda, që më pas u largua.

Karabinierët e Bellaria-s kanë parë pamjet filmike dhe kanë nisur kërkimet për sulmuesit. Ndërkohë që mediat italiane aludojnë se ata ishin shqiptarë, kjo ende nuk është vërtetuar nga policia.

Të fundit