Flash News

KRYESORE

“Izolim deri në 10 vjet kush kryen krim elektoral”, juristi i kujton Ramës Kushtetutën: Kërcënimi yt s’pi ujë

Dje, kryeministri Edi Rama kërcënoi mbështetësit e opozitës se nëse vazhdojnë revoltat, do t’u ndalohet lëvizja jashtë Shqipërisë deri në 10 vjet.

Juristi Ylli Manjani i kujton kryeministrit Kushtetutën, sipas së cilës askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.

“Sa për informacion.

Kërcënimi diktatorial se me ligj nuk do lejohet largimi jashtë shteti, nuk pi ujë sipas Kushtetutës ende në fuqi të Republikës.

Shiheni nenin 38.2 të saj.

Askush e as ligji nuk mund të ndalojnë lëvizjen e lirë jashtë shteti.

Populli shqiptar ka rënë dakord me këtë Kushtetutë, pikërisht për t'u mbrojtur nga qeveri të qorrollepsura si kjo e sotmja...”, shkruan Manjani.

Rikthehet izolimi? Rama mbështetësve të opozitës: Do ju ndalohet të lëvizni nga Shqipëria për 10 vjet

Të fundit