Flash News

KRYESORE

Java e Pavarësisë/ Haradinaj ashpërson tonet: Nëse hapim kufijtë, hapim edhe varret e dëshmorëve

Java e Pavarësisë/ Haradinaj ashpërson tonet: Nëse hapim

“Nëse ne i hapim kufijtë e kësaj Kosove, atëherë i hapim edhe varret e atyre për të cilët jemi ardh për t’i kujtuar sot, plagët dhe vuajtjet e tyre. Ai që cenon këta kufij, është armik i Kosovës”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij të mbajtur para familjeve të dëshmorëve të Komunës së Deçanit, me rastin e fillimit të javës së pavarësisë.

Me tone dukshëm të ashpërsuara, Haradinaj theksoi se e drejta e shqiptarëve është studiuar e trajtuar nga shumë mendimtarë e njohës të zhvillimeve,  jo vetëm në Ballkan por edhe në botë.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj tha se si populli më i vjetër në Ballkan, edhe historia e shqiptarëve është prej më të hershmëve  dhe se vërteta e tyre është prej më të parave në Ballkan, dhe kësisoj gjithë rrugëtimin e shqiptarëve deri këtu, sot askush nuk e konteston.

“Në luftën e ’98 e ’99 të UÇK-së me ndihmën e NATO-s të prirë nga Amerika, e për të cilën ne jemi mirënjohës ndaj tyre, u realizua një pjesë e të drejtës shqiptare e cila kishte mbetur peng me mijëra vjet përpjekjesh, e që ajo ishte Kosova”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Më tej, duke folur për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj e bëri të qartë se 17 Shkurti i 2008-ës dhe flamuri i saj ishte një minimum kompromis i të drejtës së shqiptarëve dhe se duke qenë kështu, çdo shqiptar e  ka obligim ta mbrojë këtë Kosovë, Kosovën e 17 Shkurtit, mbrojtjen e së cilës siç tha ai, e obligon edhe Kushtetuta.

Kryeministri Haradinaj, foli edhe për vendosjen e taksës ndaj Serbisë duke e theksuar edhe njëherë se ajo do të qëndrojë deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Daçiç kërkon tani marrëveshje me Kosovën: Administrata e Trump, e favorshme për Serbinë. Jo të sigurtë nëse rikthehet Joe Biden

Të fundit