Flash News

KRYESORE

“Jemi përballë katastrofës”, Rama i përgjigjet Bashës: Flasin sikur kanë ardhur nga hëna

“Jemi përballë katastrofës”, Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderit demokrat, Lulzim Basha, kur ky i fundit tha se vendi është përballë një katastrofe, teksa analizoi situatën aktuale të sistemit shëndetësor përballë pandemisë së COVID-19.

Nga Vlora, Rama i kujtoi Bashës situatën e spitaleve sipas tij në kohën kur qeveriste PD, ndërsa tha se pandemia ka goditur themelet financiare jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të vendeve më të zhvilluara në borë.

“Me dy goditje shumë të forta, tërmeti jo vetëm shkatërroi pasurinë e shumë njerëzve, por goditi themelet e financave tona dhe më pas me shfaqen e pandemisë që goditi themelet e financave të gjithë botës, nëse do kishte ndodhur në kohën kur qeverisnin ata që sot flasin sikur kanë ardh nga hëna, atehërë do kishte qenë një katastrofë dhe për të gjithë ata që e përdorin fjalën katastrofë pa lidhje.

Sikur covid-i ta kishte gjetur Shqipërinë me spitalin Nënë Tereza që gjetëm ne, në atë spital kur nuk dalloheshin kush ishin ,mjekët, të afërmit e të sëmurit e shitësit e zarzavateve, s’kishte asnjë lloj kushti për sterilizim, vinin me batanije e çarçafë me vete”, tha Rama ndër të tjera.

Të fundit