Flash News

KRYESORE

A do jeni sërish deputete e PD? Si u përgjigjën Topalli dhe Bregu pak javë më parë kur nuk e dinin vendimin e Bashës

A do jeni sërish deputete e PD? Si u përgjigjën Topalli dhe Bregu

Më shumë se për opozitën ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu u spikatën në këto katër vite për opozitën që i bënë kreut të PD-së, Lulzim Basha. Të dyja deputetët nuk u vendosën në listën e PD-së nga Basha për zgjedhjet e 25 qershorit.

Deklaratat e tyre kundër aksioneve të Bashës dhe qëndrimeve që mbante ky i fundit kishin shtuar dyshimet nëse Topalli dhe Bregu do të ishin sërish kandidate për deputete.

E pyetur gjatë një forumi në organizuar në UET, më 9 maj, Bregu do të përgjigjej: “Unë kam qenë, jam dhe do të jem pjesë e PD-së. Largimi nga një forcë politike nuk është asnjëherë i lehtë.”

Topalli dukej edhe më e bindur se do të ishte sërish deputete. Në intervistën e 4 shkurtit në emisionin “Kjo javë”, Topalli theksoi se e gjitha jeta e saj ishte parlamentarizëm dhe se politika ishte pasioni i saj.

“(A do jeni deputete) Sigurisht që po. Gjithë jeta ime është parlamentarizëm. Unë në Shkodër kam qenë për herë. Ky është pasioni im, eksperienca ime, di çfarë duhet bërë, dhe si duhet bërë. Kemi bërë shumë punë gjatë kësaj periudhë, dhe ka ende për të bërë sigurisht”, është shprehur Topalli.

Topalli, Bregu, Bode, Imami, Patozi + 20 të tjerë; emrat e deputetëve demokratë të përjashtuar nga Basha

 

Të fundit