Flash News

KRYESORE

‘Jo’ e negociatave/ Në daljen me Ramën nuk bëri asnjë reagim, Cakaj thërret një konferencë të dytë

‘Jo’ e negociatave/ Në daljen me Ramën nuk bëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar një konferencë tjetër për shtyp të ministrit Gent Cakaj, pas konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama ditën e djeshme.

Cakaj pritet të dalë sërish sot në orën 11.30. Në konferencën e djeshme ai nuk bëri asnjë deklaratë dhe ishte vetëm Rama ai që foli. Të vetmin reagim ministri Cakaj e bëri në facebook, pas konferencës së përbashkët.

Ndërsa kryeministri Rama u shpreh në konferencë se mosçelja e negociatave nuk ishte një dështim i qeverisë, por i problemeve të brendshme të Evropës, thuajse të njëjtën linjë ruajti edhe Caka në reagimin e tij në facebook ku tha se, ‘jo’ e BE-së erdhi si pasojë e vizioneve të ndryshme për reformën strukturore të Bashkimit Evropian.

Të fundit