Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Jonida Maliqi nesër në Eurovision, shqiptarët nga këto 20 shtete duhet të votojnë për kualifikimin
Të enjten, 16 maj, Jonida Maliqi do të ngjitet në skenën e Tel Avivit për të performuar këngën ‘Ktheju tokës’, në gjysmëfinalen e dytë. Ndonëse kënga shqiptare konsiderohet se ka shanse të mira për t’u kualifikuar në finale, janë shqiptarët që jetojnë në Evropë që mund të japin një ndihmë shumë të madhe.
Vetëm nga shtetet që performojnë në natën e gjysmëfinale mund të votohet për këngën që ju pëlqeni.
Nëse shqiptarët në shtetet e Evropës angazhohen për të votuar për Shqipërinë, shanset duken të mira për vendin tonë. Maqedonia e Veriut, Austria, Suedia, Zvicra, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia janë vetëm disa nga shtetet ku qytetarët kanë të drejtë vote për gjysmëfinalen e dytë dhe ku jetojnë shumë shqiptarë.
Shqipëria konkurron e 14-ta dhe votimi do të hapet menjëherë sapo të kenë përfunduar të gjitha këngët. Për 15 minuta, shqiptarët që jetojnë në këto shtete mund të votojnë në numrat që do të shfaqin televizionet respektive. Votimi mund të bëhet edhe në aplikacionin e ‘Eurovision’, që mund ta shkarkoni në celularin tuaj.
Në natën gjysmëfinale, vetëm Jonida Maliqi do të këndojë në gjuhën amtare, ndërsa shtetet e tjera i kanë përkthyer këngët në anglisht.
Shtetet nga ku mund të votojnë shqiptarët nesër për Jonida Maliqin
- Armenia
- Irlanda
- Moldavia
- Zvicra
- Letonia
- Rumania
- Danimarka
- Suedia
- Austria
- Kroacia
- Malta
- Lituania
- Rusia
- Norvegjia
- Holanda
- Maqedonia e Veriut
- Azerbajxhani
- Gjermania
- Italia
- Britania e Madhe