Flash News

KRYESORE

Nata e parë e Eurovizion, 10 shtetet që kaluan në finale

Mbrëmë në Tel Aviv është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e Eurovizion nën moderimin e Assi Azar, Erez Tal, nga supermodelja e njohur Bar Refaeli dhe Lucy Ayoub.

Siç e do zakoni, nata e parë gjysmëfinale hapet nga fituesja e vitit të shkuar dhe ishte Nedda ajo që hapi mbrëmjen me këngën "Toy".

Një mbrëmje e mbushur me surpriza dhe emocione dhe në fund kualifikimi i 10 shteteve për në finale.

10 shtetet që u kualifikuan në finalen e madhe janë:

Greqia

Bjellorusia

Serbia

Qipro

Estonia

Republika Çeke

Australia

Islanda

San Marino

Sllovenia.

Ndërsa, Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli janë automatikisht në finale.

Ndërsa Shqipëria që përfaqësohet me Jonida Maliqin do të performojë nesër dhe ajo është e 14-ta në radhë për të kënduar.

Të fundit