Flash News

KRYESORE

Kajmaku në arrati, flet avokati mbrojtës: Nuk kemi të bëjmë me shkelje të rëndomta, do veproja po njëlloj

Kajmaku në arrati, flet avokati mbrojtës: Nuk kemi të

Prokuroria e Përgjithshme përfundoi sot hetimet për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Çështja i kaloi Gjykatës Penale të Tiranës.

Në mungesë të Kajmakut, i cili vijon të jetë në arrati, akuzat i janë komunikuar avokatit të Kajmakut, Isuf Shehut.

Në një intervistë për A2, Shehaj tha se klienti i tij nuk është larguar nga territori i vendit, me argumentin se nuk ka shenja nga sistemi TIMS. Ai shtoi se nëse do ishte në vendin e Kajmakut do të vepronte po njëlloj, pasi sipas tij ish-kryebashkiaku nuk ka bërë shkelje.

“Zoti Kajmaku nuk ka shenja nga TIMS që ka lënë vendin. Edhe unë po të isha këtë do të bëja. Si mund t’i përgjigjet Kajmaku një kërkese për t’u përballur me drejtësinë, kur nuk kemi të  të bëjmë me shkelje të rëndomta të karakterit procedural?”, tha Shehu.

Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 Nëntor 2019. Ndaj Kajmakut rëndojnë tre akuza: 'falsifikim formulari', 'falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim' dhe 'tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit'.

 

Të fundit