Flash News

KRYESORE

Përfundojnë hetimet për ish-kryebashkiakun e Vorës të shpallur në kërkim, akuzat i komunikohen avokatit mbrojtës

Përfundojnë hetimet për ish-kryebashkiakun e Vorës të

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Çështja i kaloi Gjykatës Penale të Tiranës. Ndaj Kajmakut rëndojnë tre akuza: 'falsifikim formulari', 'falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim' dhe 'tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit'.

Në mungesë të Kajmakut, i cili vijon të jetë në arrati, akuzat i janë komunikuar avokatit të Kajmakut, Isuf Shehut.

Më 12 nëntor, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Agim Kajmakun, një ditë pasi prokuroria lëshoi një urdhër –arresti ndaj tij.

Kujtojmë se ka qenë Partia Demokratike ajo e cila denoncoi kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për falsifikim parash, por me identitet tjetër, Jorgo Toto. Po ashtu sipas PD, ky fakt nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria konfirmoi më pas se pas verifikimit të shenjave të gishtave personi Jorgo Toto dhe Kajmaku është i njëjti person.

Fillimisht Kajmaku i mohoi akuzat, por pas reagimit të organit të akuzës ai u justifikua se nuk ka qenë në dijeni të këtij dënimi.

Të fundit