Flash News

KRYESORE

“Kanabisi është histori e mbyllur”, si e demaskon raporti italian kryeministrin Rama

“Kanabisi është histori e mbyllur”, si e demaskon raporti

Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali ka publikuar raportin e vitit 2017-të, që për Shqipërinë paraqet shifra tronditëse sa i përket sasisë së kanabisit që niset nga vendi ynë për në anën tjetër të Adriatikut.

Raporti denonconte se sasia e kanabisit që është kapur vitin e kaluar dhe që vinte nga Shqipëria është më shumë se 90 ton, çka do të thotë se ka një rritje me 50 ton krahasuar me vitin 2016-të.

Por pavarësisht kësaj rritje të jashtëzakonshme, për kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, kanabisi në vendin tonë është një histori e mbyllur.

Në një intervistë për emisionin ‘Tonight’ më 30 prill të këtij viti, Rama do të shprehej: “Për sa i përket kanabisit, kanabisi është histori e mbyllur. Patjetër. (Sasi kanabisi) do kapen deri në fund, deri kur të ketë. Është tanimë fakt që kultivim në Shqipëri në përmasa më shumë se një lule këtu një lule atje, nuk do të ketë.”

Ndonëse kryeministri Rama e konsideron histori të mbyllur kanabisin, eksporti i lëndës narkotike drejt Italisë po rritet me rritme shumë të shpejta dhe në sasi të mëdha. Fakt është se policia shqiptare po sekuestron sasi të vogla krahasuar me ato që kapen nga policia italiane.

Deklarata e Ramës është kontradiktore edhe për faktin se ai thekson se në Shqipëri nuk ka kultivim kanabisi, ndërkohë që sasitë që dërgohen drejt Italisë sa vijnë edhe rriten.

Raporti ‘Shqipëria rriti eksportin e drogës me 50 ton në vit’, ish-drejtori i policisë e paralajmëroi një muaj më parë

Raporti i Italisë, Petrit Vasili akuzon Qeverinë e Ramës: Drogë-shteti që sundon në Shqipëri është konstatim evropian

Të fundit