Flash News

KRYESORE

Karantina i jep ‘frymëmarrje’ natyrës, gjelbërohen rrugët e pashkelura gjatë ‘shtetrrethimit’ në Tiranë

Pavarësisht frikës nga një virus i panjohur më parë dhe izolimit në shtëpi si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit, bota tashmë ka parë edhe anët pozitive të pandemisë globale.

Studimet kanë treguar se është përmirësuar cilësia e ajrit, sidomos në zonat urbane, ku dominon zakonisht smogu dhe ndotja.

Ky lloj “armëpushimi” i domosdoshëm ka dhënë efektet e para edhe në Tiranë. Rrugët e pashkelura nga banorët siç duket nga fotot e sjella nga Politiko.al kanë marrë një pamje tjetër.

Trotuaret dhe rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit kanë nisur të gjelbërohen, favorizuar tashmë edhe nga stina e pranverës.

Pamje që nuk shihen shpesh në rrugët urbane, me të cilat natyra po na dërgon një mesazh...

Fotot:

 

Të fundit