Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Karantina/ Koloreto Cukali: Bota jonë nuk ndryshon, jemi shoqëri e pazonja (dhe ndoshta e padenjë) për ndryshim
Koloreto Cukali është kryetar i Këshillit të Medias, një OJQ që monitoron lirinë dhe problemet e medias në Shqipëri. Ai vjen nga bota e televizionit dhe kinemasë, dhe mund ta njihni si autor të serialit ‘Skanderbeg’ në Digitalb apo të filmit me aktor kryesor Ermal Mamaqin, ‘Femrat’.
Një kritik i palodhur etablishmentit politik, Cukali është i ashpër edhe në këtë intervistë. Ai thotë se këtu te ne nuk do ketë ndryshim pas Covid-19, sepse, ndryshe nga sa ndodh në botë, ndryshimin nuk e sjell klasa e mesme, por një Ambasador, dy pasanikë dhe një grusht kriminelësh.
Çfarë imagjinoje (të vinte në mend) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?
E vendosur diku ndërmjet “karakatinës” e “kantinës”, “karantina” ka qenë fjalë gazmore, nga ato që shqiptohen me një lloj kantilene të lehtë, alla Ardit Gjebrea. Shkurt, karantina nuk na thoshte asgjë, aq më pak assgjë nga kjo që po ndodh. Edhe pse besoj që, prapë nuk e dimë se çfarë është “Karantina” e vërtetë, ajo që po kalohet në Spanjë e në Itali.
Besoj se shumica nga ne e kemi marrë botën që na rrethon për të mirëqenë, një sistem që aty e kemi gjetur e aty do ta lëmë. Por, doli që ai sistem nuk është i qëndrueshëm dhe mund të bjerë nga një virus.
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?
Kam përshtatur ballkonin si zyrë, dhe në këtë aspekt nuk kam fituar shumë: nga ballkoni im modest duket vetëm genocidi urban i Tiranës. Me fjalë të tjera, është një torturë për sytë.
Karantina më ka kufizuar dhe pranverën, por, na ka rikthyer zogjtë.
Ka rikthyer qetësinë, dhe më në fund, në Tiranë për nja 1 ose 2 javë mund të marrje ajër të pastër dhe syri shihte kthjellët, derisa rifilloi në mënyrë intensive biznesit i ndërtimeve.
Por, kjo periudhë më ka ndihmuar shumë të reflektoj. Momenti kur bota që ti njeh përmbyset, është momenti më i mirë për të kuptuar nëse e do apo jo atë që ishte.
Në këtë aspekt, mendoj që kam përfituar shumë. Kam kuptuar që botën ashtu siç ishte nuk duhet ta pranojmë më.
Si mendon se do të ndryshojë bota pas Covid-19?
Bota jonë nuk e di sa do ndryshojë, pasi ne e kemi provuar që jemi shoqëri e pazonja dhe ndoshta dhe e padenjë për ndryshim. Te ne ndryshimet nuk i sjellin as dinamikat shoqërore as shtresa e mesme, te ne ndryshimin e sjell një amasador, nja 2 pasanikë, dhe interesat e një dore kriminelësh.
Por, shpresoj që bota tjetër, Perëndimi, të krijojë një momentum ndryshimi dhe mbase ajo valë arrin dhe në periferinë tonë.
Sigurisht, kjo situatë mund të pasohet nga një hop teknologjik.
Gjithashtu, po shohim një fuqizim të autokratëve e diktatorëve, dhe kjo është shenjë e keqe. Liritë njerëzore në disa vende janë që tani në rrezik.
Por, shpresoj e besoj se ndryshimi më i madh do jetë shpirtëror, humanist dhe ideologjik. Diçka brenda nesh duhet e do të ndryshojë.
Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimist apo optimist?
Pesimizmi im i parë është estetik, dhe kjo ka të bëjë me ofertën televizive të shqiptarëve. Pesimizmi im më i madh ka të bëjë me propagandën dhe centralizimin e informacionit. De fakto, ne jemi afruar në atë nivel informacioni publik si në 5-6 vitet e fundit të rënies së komunizmit.
Pesimizmi im i pritshëm ka të bëjë me ekonominë. Ne ishim një ekonomi e dërrmuar nga politikat ekstra-klienteliste të qeverisë, nga mungesa e vizionit dhe nga babëzia në administrim. E ardhmja më duket e zymtë, dhe shanset që kjo qeveri të mund të krijojë shpresë për ringritje është e pamundur.
Por, ka dhe momente optimizmi. Në përgjithësi unë mendoj që e keqja nuk mund të triumfojë përjetësisht, dhe do të ketë një moment kthese. Thonë që ora më e errët është ajo përpara agimit. Kjo është ora jonë e errët.
Si ka shkuar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim? Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën?
Për fat puna ime lidhet me kompjuterin. Pra, “zyrën” time e mbaj nën sqetull.
Ndërkohë kemi më shumë kohë të rrimë në çift, dhe kjo për ne qëlloi që të jetë një gjë shumë e mirë.
Për seriale, për mendimin tim më të mirët për të hequr mendjen janë seriale epokë, të tipit Madmen apo Downton Abbey.
Për libra, mendoj që të domosdoshëm për në karantinë janë 2 libra të Yuval Noah Harari-t, “Sapiens” dhe “Homo Deus”.
Përveç këtyre, do sugjeroja autorë shqiptarë:
Tom Kuka – Gurët e Vetmisë
Lindita Arapi - Shenjat e Dorës
Bessa Myftiu – Dashuri në kohën e Komunizmit
Maks Velo – Kohë pa Shenjë
Arben Dedja – Histori (E)skatologjike
Alion Çaçi – Tregimet e Rinisë
Ndriçim Ademaj - Pa heronj, pa bujë.
©Politiko.al
https://politiko.al/nje-prift-ne-karantine-at-viktor-demaj-duhet-ta-degjojme-jeten-jo-ta-sundojme-ate/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38