Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Karantina me 5 pyetje/ Kim Mehmeti: Kjo pandemi është ‘lojë fëmijësh’
Kim Mehmeti, shkrimtar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nuk rri dot pa e lidhur mjerimin tonë të sotëm me mijra mjerimet e mëparshme. Pandeminë e Covid-19 me epidemitë e së përditshmes, si psh krimet që bëjmë ndaj natyrës, ngrefosjet tona si të ishim të pavdekshëm dhe lojrat politike të ‘monstrave’.
Çfarë imagjinoje (të vinte në mend) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshe me Covid-19?
Kim Mehmeti: Nuk është se kjo situatë ka ngjallur diçka të veçantë në imagjinatën time. Mbase pse ne krijuesit nuk kemi nevojë për nxitje shtesë që të bëhemi ‘shërbëtorë’ edhe më të devotshëm e më të nënshtruar të imagjinatës sonë! Sidoqoftë, kjo situatw të ndihmon ta kuptosh se, njeriun më lehtë mund ta mposhtë dhe ta gjunjëzojë ‘armiku’ i padukshëm dhe i panjohur, se sa cilido tjetër. Dhe, se kjo pandemi, krahasuar me të këqijat që njeriu ia bën njerëzimit, është ‘lojë fëmijësh”.
Andaj edhe besoj se, duke qenë të rrezikuar të gjithë njësoj, bashkërisht do e ndërmendim të djeshmen tonë pa brenga, kur silleshim si të ishim të pavdekshëm kësaj bote, e ndërkaq ‘atje diku’ vdisnin e vdesin me miliona fëmijë nga uria. Pra, do i kujtojmë ata që për çdo ditë e shohin vdekjen në sytë e fëmijëve të tyre të vrarë apo të uritur, ata që nuk i ka rrezikuar dora e Zotit, por virusi më i rrezikshëm i këtij planeti- i quajtur njeri. E kundër të cilit virus ka ilaç, por askush nuk e përdor – ndërgjegjen dhe vetëdijen!
Pra, tani kur i numërojmë të vdekurit tanë, në ndërkohë duke shpresuar se ne vetë nuk do jemi ndonjë nga ata numra trishtues, duhet të përballemi me të vërtetën, sa të papërgjegjshëm dhe të pakujdesshëm kemi qenë ndaj vetvetes, duke e lënë fatin tonë individual e kolektiv në duart e burrështetasve monstra që përbuzën çdo vlerë njerëzore, e të cilëve sot u është kujtuar se ata janë një asgjë pa mjekët, pa shkencëtarët..., pa NJERIUN!
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?
Kim Mehmeti: Jam njeri që udhëtoj shumë. Por kur jam në shtëpi, shumë pak dal nëpër kafene apo ndeja. Rëndom, gjatë ditës lexoj dhe shëtis maleve, ku mund të bisedoj me vetveten dhe ku mund të shoh si, pamëshirshëm, e shkatërrojmë shtëpinë e përbashkët që na e ka dhënë Zoti – Natyrën. Pra, shoh lumenj e shpate malesh të shndërruar në ‘kazanë’ për t’i hedhur mbeturinat tona, duke treguar kështu sa të pavetëdijshëm jemi se në fund do mbetemi si ‘fundërrina’ më e pavlefshme e kësaj bote. Pra, gjatë kësaj kohe, më mungojnë udhëtimet jashtë shtetit, sepse sa i përket përditshmërisë pranë familjes, nuk më është ndryshuar thuajse asgjë.
Po nuk do thoja se kjo ‘burgosje shtëpiakë’ më ka sjell diçka shtesë që nuk e kam pasur më parë. Prej moti e kam kuptuar se rreziqet dhe tragjeditë janë ‘brumë’ nga i cili ngjeshën urtësitë e mëdha. Dhe se ato e shpërfaqin gjininë njerëzore të atillë siç është, e jo siç don të tregohet dhe siç mendon ajo për vetveten se është. Pra, rreziku e bën njeriun të jetë i natyrshëm, e madje edhe joracional. Andaj të gjithë iu vërsulën dyqaneve, thuajse nuk ishin të rrezikuar nga pandemia, por nga uria. Dhe trishtimin se do pësonin nga virusi, ua mbuloi frika irracionale se do mbeteshin pa ushqim, e do mund të vdisnin nga uria?! Gjë që tregon se, frikën racionale për atë që është duke i ndodhur sot, njeriu e mbulon me trishtimin irracional ndaj asaj që mund t’i ndodhë nesër. Pra, që tregon se do zbulohet vaksinë që do na mbrojë nga epidemia, por jo edhe ilaç që do na shërojë nga mendjelehtësia!
Si mendon se do të ndryshojë bota pas Covid-19? Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimist apo optimist?
Kim Mehmeti: Nuk do ndryshojë asgjë e veçantë, përpos se të pasurit do bëhen edhe më të pasur e të varfrit edhe më të shumtë dhe më të varfër. Pra, do shtohet numri i hallexhinjve dhe do jemi edhe më të varur nga më të fortit. Do ndodh ajo që shpesh i ka ndodhur njerëzimit: ajo që nis si epidemi e pandemi, përfundon si ‘strategji’. Dhe me epidemitë e pandemitë merren mjekët, e me ‘strategjitë’ strategët, që çdo gjë e shohin nëpërmjet profitit konkret. Pra, epidemitë dhe pandemitë janë në duart e Zotit, i cili është i mëshirshëm ndaj nesh, por ‘strategjia’ është në duart e të pashpirtëve, që e kontrollojnë dhe që përfitojnë nga varfëria e kësaj bote! Sidoqoftë besoj se përderisa qëndrojmë të mbyllur nëpër shtëpitë tona, ne shqiptarët do e përfundojmë bisedën me vetveten dhe do e pranojmë sa të pakujdesshëm kemi qenë ndaj vetvetes dhe fëmijëve tanë, duke e lënë fatin tonë dhe të ardhmen e pasardhësve tanë në duart e nëntokës politike, në duart e politikanëve që janë aq të ligj, sa edhe pandeminë e keqpërdorin për lojëra politike.
Dhe, gjatë këtyre ditëve, si ma frikacaku i kësaj bote, jam ndje më shumë i mjerë, se sa i frikuar. Jam ndje i mjerë ngaqë, si kurrë më parë jam përballur me monstrumet politik që kanë në duar fatin e fëmijëve shqiptarë. Gjë që më së miri e tregojnë monstrat politike në Kosovë, të cilët edhe në kohë kur numërohen të ndjerët nga virusi, përpilojnë plane si ta rrëzojnë qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe si t’ia rikthejnë vendit qeveritë e përbëra nga hajdutët ‘proamerikanë’, e që SHBA-të i mbrojnë nga ‘antiamerikanët’ tanë?! Shpresoj se trishtimi që jetojmë, do na ndihmojë të kuptojmë se krahas vaksinës kundër këtij virusi, ne shqiptarët duhet të zbulojmë edhe ilaçin kundër harresës sonë kolektive, ilaçin që ta forcon mbamendjen, si parakusht që mos të na ndodhë nesër e keqja që e përjetojmë sot.
Dhe shpresoj se do kemi kohë të mjaftueshme që ta kuptojmë se kujdesi ndaj vetvetes nuk matet nëpërmjet asaj si sillesh kur përplasesh me muret e frikës për fatin personal, por sa e kujton dhe gjurmon të mirën në vetvete kur je rehat. Dua të besoj pra se e sotmja, kur shohim se asgjë nuk vlejnë makinat tona të shtrenjta, veshjet firmato..., do na ndihmojë që nesër të jetojmë me bindjen se vlen vetëm ajo që kemi harxhuar për të tjerët, se faqebardhë e njerëzor të bënë dora që jep, e jo ajo që merr!
Si ka shkuar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim? Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën?
Kim Mehmeti: Jo tani, por gjithmonë, dita ime ka pasur thuajse të njëjtin ritëm: lexim, shkrim dhe shëtitje në natyrë. Por t’ua zbuloj një sekret: unë nuk mund të lexoj e të shkruaj kur më mundon diçka. Shqetësimet mua më pasivizojnë. Andaj këto ditë më së paku kam lexuar e kam shkruar. Pjesën më të madhe të ditës e kaloj duke ecur shpateve të malit që ndodhet afër vendbanimit tim. Gjatë ditëve kur ndodh diçka e jashtëzakonshme, unë i ‘lexoj’ njerëzit dhe sjelljen e tyre. Dhe gjatë këtyre ditëve, sa i përket sjelljes së bashkëvendësve të mi, kam ‘lexuar’ diçka shumë të rëndësishme: se jetën duhet ta dëshirosh e ta ëndërrosh siç do doje ta kishe, por duhet ta jetosh ashtu siç është dhe me ato që t’i sjellë ajo.
©Politiko.al
'Karantina me 5 pyetje', lexo gjithashtu:
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38