Kartela e dënimit në Itali, reagon Valdrin Pjetri: Pres me padurim vendimin zyrtar shqiptar dhe italian

Reagon Valdrin Pjetri, pas akuzave nga PD, e cila i publikoi sot edhe kartelën e dënimit në Itali për trafik droge.

Në rrjetet sociale, Pjetri insiston se të vërtetën e kësaj historie e ka deklaruar para kandidimit dhe para pak ditësh me dokumenti zyrtare, ndërsa hedh poshtë akuzat e PD.

“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenti zyrtare.
E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.
Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoritete zyrtare shqiptare dhe italiane”, shkruan Pjetri.

Në formularin e dekriminalizmit, Pjetri shkruan  se nuk rezulton i dënuar as me vendim jopërfundimtar as të formës së prerë në Shqipëri apo në ndonjë vend të huaj. Gjithashtu, Pjetri shton se nuk ka qenë as në hetim as në gjykim në ndonjë proces në ngarkim të tij.

Detaji/ Shtohen dyshimet për të kaluarën e Pjetrit në Itali

Video/ PD i publikoi dokumentin, çfarë deklaronte Valdrin Pjetri për mediat kur pyetej për dënimin në Itali