Flash News

KRYESORE

Kërcënimet ndaj studentëve, në Kuvend përmendet emri i drejtueses së lartë te ‘Ekonomiku’

Protesta e studentëve ishte një prej temave të diskutimit në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmendi disa emra pedagogësh që, sipas saj, kërcënojnë studentët.

Përveç Artan Hoxhës, dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Kryemadhi denoncoi edhe Edlira Luçin, drejtuese e Departamentit të Financave në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.

“Protesta e studentëve na dha një mësim shumë të mirë. Por përkundrazi, ajo që është më e shëmtuara është kur shikon pedagogë që shpërblehen me vendin e tyre si anëtarë të Bordit të Bankës së Shqipërisë... Të paktën thojini atij dekantit të Fakultetit të Juridikut që të mos kërcënojë studentët, se boll ka shërbyer. Thojini edhe Eda Luçit, bashkëshortes së Sokol Krajës, ish-drejtor i doganave të Partisë Socialistëve, të mos kërcënojë studentët te ‘Ekonomiku’, e shumë të tjerë që marrin përsipër t’i dalin për zot dhunimit të këtyre studentëve”, u shpreh Kryemadhi në Kuvend.

Edlira Luçi është emëruar nga mazhoranca e Edi Ramës në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

“Fatmir Xhafaj e arrestoi Vangjush Dakon”, Kryemadhi tregon telefonatën e kryebashkiakut nga brenda komisariatit

*Edlira Luçi

Të fundit