Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Thaçit për bashkimin Kosovë-Shqipëri, Meta si Haradinaj: Të hiqet taksa në Rrugën e Kombit

Kërkesa e Thaçit për bashkimin Kosovë-Shqipëri, Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i është shmangur një pozicioni të qartë sa i përket kërkesës së homologut të tij në Kosovë, Hashim Thaçi, për një bashkim të dy shteteve edhe jashtë procesit të integrimit evropian.

Në intervistën për emisionin “Debat Plus” në Tv Dukagjini, Meta tha se “midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet hequr çdo pengesë, që nuk cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian.”

Ai iu bashkua qëndrimit të mbajtur më herët nga kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, se fillimisht duhet të veprohet me gjëra konkrete, siç është edhe heqja e taksës në Rrugën e Kombit.

“Çdo pengesë duhet hequr. Heqja e taksës për shembull nuk e cenon këtë marrëdhënie. Për taksën tonë, atë të Kalimashit”, u shpreh presidenti i Shqipërisë.

Taksa në Rrugën e Kombit është vendosur nga Qeveria e Edi Ramës, e cila është kundërshtuar jo vetëm nga banorët e Kukësit, por edhe nga bizneset dhe qytetarët e Kosovës, pasi ajo rrugë është e vetmja dhe pa asnjë alternativë për të arritur Shqipërinë.

Të fundit