Flash News

KRYESORE

Kërkoi mandatin e tretë, PD sulmon Ramën: Qeverisë së "çunave", votën ia sjellin "çunat"!

Kërkoi mandatin e tretë, PD sulmon Ramën: Qeverisë së

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Rama gjatë Kongresit të PS, ku ndër të tjera shprehu interes për një mandat të tretë.

Në një status në Facebook, Strazimiri ironizon Ramën teksa shkruan se “qeveria e "çunave", për të marrë "mandatin e tretë" nuk ka nevojë për votën e pensionistit, as të rrogtarit, as te dyqanxhiut e biznesmenit!!!”

Ish-deputeti thotë se teksa Rama kërkon një mandat të tretë, nuk ka rritur as rrogat, as pensionet dhe nuk ka ulur taksat dhe çmimet.

“Kërkon "një mandat të tretë" dhe "800 mijë vota", por nuk "lançon":

- as rritje pagash,

- as rritje pensionesh,

- as ulje taksash,

- as ulje të çmimeve,

JO!

"Lançon amnesti të përgjithëshme" për paret e "çunave"... mjafton që të mos jenë pare droge (?!), prostitucioni (?!), trafiqesh.... (?!)

PSE?

Sepse e qeveria e "çunave", për të marrë "mandatin e tretë" nuk ka nevojë për votën e pensionistit, as të rrogtarit, as te dyqanxhiut e biznesmenit!!!

Qeverisë së "çunave", votën ia sjellin "çunat"!!!

"Çunat" me "influencat" e tyre, merren me grumbullimin e votave për qeverinë "që u qan hallet" !!!!

Qeverisë së "çunave" nuk i duhet vota për të marrë mandatin e tretë, sepse do ia marrin "çunat" ... siç "morën votat" për mandatin e dytë!!!!

KAQ!!!!!!”, shkruan Strazimiri në Facebook.

Rama flet për amnistinë ndaj shqiptarëve dhe emigrantëve: Deklaroni paratë nën jastëk, ose je tek OFL

Rama kërkon mandatin e tretë: Dua 800 mijë vota nga PS; Negociatat po të duan t’i hapin, po të duan të mos i hapin

Të fundit