Flash News

KRYESORE

Rama kërkon mandatin e tretë: Dua 800 mijë vota nga PS; Negociatat po të duan t'i hapin, po të duan të mos i hapin

Rama kërkon mandatin e tretë: Dua 800 mijë vota nga PS;

Kryeministri Edi Rama ka shprehur interesin e një mandati të tretë qeverisës.

Duke folur në kongresin e PS, u kërkoi socialistëve 800 mijë vota për ta çuar vendin në nivel të lartë.

“Do të na duhet të kërkojmë 800 mijë vota, për të kuptuar se duhet edhe më shumë energji ndërkohë që një pjesë e energjisë është konsumuar. Mandati i tretë na duhet për ta çuar vendin në nivel të lartë”, tha Rama.

Ai u ndal edhe nisja e bisedimeve për çeljen e negociatave nga BE.

“Europa ka qenë e mbetet kryeqëllimi strategjik, nuk presim nga Evropa asnjë dhuratë. Procesi i integrimit na jep mundësi të ecim më shpejt me instrumentet që ofron. Se kur hapen negociatat e dinë të zotët e shpish të BE, nuk presim as mars, as dhjetor. Po të duan t’i hapin, po të duan të mos t’i hapin, kur të kenë nge le ti hapin dhe faleminderit që do na i hap se mjaft më duke përgatitur dasma kur krushqit nuk paraqiten ditën e dasmës. Ne do vazhdojmë të punojmë njësoj sikur të ishin hapur”, tha Rama.

Të fundit