Flash News

KRYESORE

Këshilli i Evropës tërhoqi vëzhguesit, Gent Cakaj justifikohet se 30 qershorin e njohin SHBA, BE dhe OSBE

Këshilli i Evropës tërhoqi vëzhguesit, Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj në një deklaratë për mediat ka komentuar vendimin e KiE për tërheqjen e vëzhguesve për zgjedhjet e 30 qershorit.

Edhe pse Këshilli Evropian  doli me një njoftim zyrtar se nukdo të  dërgojë vëzhgues për zgjedhjet në Shqipëri, Cakaj jusfikikohet duke thënë se nuk kemi të bëjmë me një qëndrim zyrtar të KiE por me deklaratën e një grupi këshillues brenda saj.

“Kongresi s’bën asnjë deklaratë për ligjshmërinë e zgjedhjeve. Opozita po shfaq edhe padituri edhe dashakeqësi.

Rreziku për sigurinë në Shqipëri vjen pasi opozitarët kanë braktisur kuvendin dhe duan të rrënojnë edhe shtëpinë e tyre. Dhuna është ushtruar nga opozita ndaj parlamentit. Çfarë do thirrje në deklaratën e kongresit duhet t’i bëjë ata ta shohin veten e tyre në pasqyrë. Opozita tregoi se dhuna ndalet nëse ka vullnet.  Sipas kongresit zgjedhjet duhet të mbahen. OSBE dhe ODHIR kanë vendosur vëzhguesit e tyre. Ato janë shprehur vazhdimisht kundër dhunës kundër opozitës. Kjo mbase është një nevojë jetike për Shqipërinë. SHBA, BE dhe OSBE por edhe vetë KiE kanë pranuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ata kanë thënë se zgjedhjet duhet të jenë paqësore.”- deklaroi Cakaj.

 

Të fundit