Flash News

KRYESORE

Këshilli Politik u mblodh pa opozitën jashtëparlamentare, Vasili ironizon Ramën: Pacient me Covid-19 në tru që flet në sokakun e të marrëve

Pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ka reaguar nënkryetari i LSI Petrit Vasili.

Me një mesazh në Facebook ai ironizon kryeministrin Rama duke e quajtur pacient të sëmurë me Covid-19 në tru, e që flet me vete në sokakun e të marrëve (këshilli politik).

“Nje pacient me COVID-19 ne tru, po flet me veten ne sokakun e te marrëve ne pallatin e kongreseve!”, shkruan Vasili.

Kujtojmë se Petrit Vasili është përfaqësues i LSI në Këshillin Politik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se mbledhja e sotme u zhvillua pas pjesëmarrjen e opozitës jashtëparlamentare.

Pas mbledhjes Rudina Hajdari tha se i mëshojnë fort faktit të hapjes së listave 100% dhe konfirmoi votën e saj dhe të kolegëve nesër për “marrëveshjen e 5 qershorit”.

Ndërsa Myslim Murrizi tregoi edhe mendimin e ekspertëve për marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën tha se mbetet e pa ndryshuar.

Të fundit