Flash News

KRYESORE

“Këto fatkeqësi bëhen edhe filma”, dy gafat e Ramës kur kërkon etikë për rastet e abuzimeve me të mitur

Kryeministri Edi Rama foli dje në seancën parlamentare me tone të forta sa i takon abuzimit seksual të një 15-vjeçareje nga roja i shkollës në Babrru.

Rasti u bë publik gjatë këtyre ditëve në media dhe ka ngjallur mjaft indinjatë në opinionin publik, madje dje u shndërrua në një protestë qytetare, me qindra gra e vajza, në sheshin ‘Nënë Tereza’ dhe para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Ndërsa ministrja Shahini e hoqi përgjegjësinë nga vetja duke fajësuar mediat, AMA-n dhe OJF-të, pas sulmit i doli në mbrojtje edhe kryeministri Edi Rama.

Madje, ky i fundit foli gjerë e gjatë, duke tërhequr vëmendjen për fjalorin dhe etikën e përdoru për raste të tilla, pasi sipas tij viktima është “goditur” edhe më shumë.

Por, gjatë fjalës së tij, del në pah se kryeministri është thuajse i painformuar për rastin në fjalë, kur autorin e arrestuar si të dyshuar për përdhunimin e të miturës e cilëson si mësues dhe jo rojen e shkollës.

Kur del këtu e përdor fjalorin që ngre dhe ul njerëz kriminelë e hajdutë ti je aleati i atij mësuesit, atij monstrës dhe jo i asaj vajzës. Kur të them ua them të gjithëve. Nëse e shihni fjalorin vulgar me 32 fjalë shqip që përdoret, bëjmë pyetjen vetes nëse ky fjalor është me atë gocën e shkretë apo atë monstrën.

Ata që kanë përdorur gjuhën për të shprehur indinjatën i kanë thyer kockat asaj të miturës dhe ju rrofshin lotët e krokodilit nëpër media e mikrofon se janë bashkëfajtorë të thyerjes së viktimës dhe ata që e kanë përdorur gjuhen kunder gruas atje (Besa Shahini) kanë shtuar peshën e gjuhës ndaj viktimës

Të mos merrej njeri me fëmijë, të mendojë si prind. Mënyra se si përdoret nuk e ngushëllon,. por e shkatërron vajzën dhe gjunjëzon të tjerat që mund të jenë si ajo. duke dëgjuar këto thonë nuk do flas, do vras veten”, thotë Rama, moment pas minutës ‘4.

2

Nëse kthehemi një vit pas në kohë, një tjetër skandal i këtyre përmasave mbushi mediat dhe rrjetet sociale. Është fjala për ngjarjen e Kavajës, ku një tjetër vajzë minorene ishte përdhunuar në grup nga 7 nxënës të shkollës 9-vjeçare.

Ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila u komentua jo vetëm për deklaratën e pavend teksa iu përgjigjej akuzave të PD tha se ngjarje të tilla “bëhen edhe filma”, por e thelloi gafën e saj duke bërë publikë fytyrat dhe identitetet e prindërve të vajzës.

Të fundit