Flash News

KRYESORE

Abuzimi i 15-vjeçares, Shahini i 'sulet' AMA-s dhe OJF-ve: Të hetohen, paguhen nga buxheti i shtetit për mbrojtën e fëmijëve

Abuzimi i 15-vjeçares, Shahini i 'sulet' AMA-s dhe OJF-ve:

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në seancën parlamentare lidhur me rastin e 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga roja i shkollës në Babrru prej një viti, por që rasti u bë publik vetëm një javë më parë në media dhe në organet e drejtësisë.

Sipas Shahinit, strukturat arsimore nuk do prononcohen për rastet indiduale të abuzimit pasi kontribuon në riabuzuimin e viktimave, ndërsa kërkoi hetim të OJF-ve që merren me mbrojtjen e fëmijëve, pasi sipas ministres paguhen me paratë e shtetit.

Po ashtu, ajo kërkoi nga AMA që të merren masa për mediat që zbardhin detaje mbi rastet e abuzimit, duke u bërë kështu një arsye më shumë që viktimat që mos denoncojnë rastet e dhunës.

“Jam shumë e trishtuar për rastet që nuk janë parandaluar. Po ju jap fakte se do hedhin dritë në këtë realitet të hidhur që për shkak të keqinterpretimit mediatik qëllimshëm e të zhurmshëm.

Nga janari 2019 strukturat arsimore janë njohur me raste 5 denoncime me të mitur nga abuzues që kanë takuar në kontekstin e shkollës dhe 11 nga familjarë e në komunitet. Gjysma e rasteve janë zbuluar nga organet e shkollës.

Ka qenë një mësues i vëmendshëm që diçka nuk shkon për të identifikuar abuzimin. Abuzuesit ishin persona të afërt e të njohur nga fëmijët. Ky fakt e bën të vështirë të dukshme.

Kodi penal është i qartë, është e qartë se kjo nuk mjafton. Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar seksualisht dhe vazhdon të mos raportohet nga gratë. Keni dëgjuar termin ‘krim pasioni’ dhe gjithë shoqëria kërkon shkaqet e vrasjet te sjellja e gruas.

Më pas lehtësohen rrethanat e vrasjes por shoqëria ju jep të drejtë mbi trupat e grave dhe vajzave. MAS nuk do prononcohet për rastet individuale të abuzimit se po kontribuon në riabuzuimin e viktimave duke diskutuar detajet e abuzimit dhe duke i identifikuar, por do flasin për fenomenin, do mbështesin fëmijët me mjetet për tu mbrojtur.

Kërkoj nga AMA të marrë masa ndaj medias që kishte botuar dëshminë policore të të miturës. Të merret për mbrojtjen e të miturve dhe shkeljet e të drejtave bazike.

OJF-të janë në dijeni për rastet që denoncohen, por informacionet nuk shkojnë te organet e policisë. Hetim për OJF që paguhen nga buxheti i shteti për mbrojtën e fëmijëve. Urdhri i psikologut të japë informacione për trajtimin e psikologëve, u kemi dërguar bashkive kritereve që duhet të plotësojnë rojet dhe sanitare. Na thonë 'ju lutem na mbroni nga gazetarët', nga mediat se si e raporton duke u kthyer edhe një arsye se pse s’ka denoncime, pasi është frika se do përfundojnë detaje indetifikuese në tv”, tha ministrja.

Të fundit