Flash News

KRYESORE

‘Kjo është kohë lufte’, Rama thirrje nxënësve e studentëve: Dy javët e pushimit mos u mblidhni në kafene dhe diskoteka

‘Kjo është kohë lufte’, Rama thirrje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë për të diskutuar sërish për masat  ndaj koronavirusit në Shqipëri, pas konfirmimit zyrtar të 10 rasteve të infektuara.

Duke u ndalur te vendimi për mbyllja e shkollave për 2 javë, Rama u bëri thirrje nxënësve e studentëve që të mos e shfrytëzojnë kohën pushim për të frekuentuar kafene apo diskoteka, por të sillen me përgjegjshmëri.

Kryeministri përmendi edhe mediat lidhur me lajmet e panevojshme e që përhapin panik për situatën, për të cilat tha se nuk çojnë askund.

“Të rinjtë të mos mblidhen nëpër kafe. Kjo është një kohë lufte. Do bëjmë çmos të kufizojmë dëmet për shëndetin tonë, të njerëzve tanë.

Nga ana tjetër kjo nuk është një luftë ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëozore që lidhen me trimërinë.

Është një luftë me një armik të padukshëm që hyn në trupin tonë dhe në trupin e njerëzve tanë të dashur.

Ky armik nuk pyet as nga vjen as kush je dhe as çfarë historie ke.  E them këtë  sepse përtej faktit që individë në mosha të caktuara, qytetarë që kapen në befasi mund të thonë e fjalë të tilla. Kjo nuk është një shaka. Përtej luftës me virusin ka e një luftë tjetër për tu mbrojtur nga lajmet, kronikat, detajet që nuk u çojnë askund”, tha Rama.

Të fundit