Flash News

KRYESORE

Kodheli përsërit kritikat ndaj qeverisë: Nuk mund të fshihemi pas gishtit

Kodheli përsërit kritikat ndaj qeverisë: Nuk mund të

Pas daljes në Ora News në orën 16:00, deputetja e PS-së, Mimi Kodheli u shfaq 6 orë më vonë edhe në News 24, në emisionin ‘A-Show’.

Ndonëse u mundua të zbuste disi qëndrimet kritike që bëri më herët ndaj mazhorancës, Kodheli u shpreh se të jesh kritik nuk do të thotë të jesh kundra partisë.

“Mazhoranca mund të kete problemet e veta, nuk dua të fshihem ‘pas gishtit’. Të jesh kritik nuk do të thotë të jesh kundra. Do të thotë ti shikosh gjërat nga një këndvështrim ndryshe, por jo të jesh kundra”, deklaroi shkurtimisht Kodheli.

Kodheli nuk la pa shigjetuar edhe opoziten, per te cilet u shpreh se i ka humbur disi busulla me vendimin per djegien e mendateve.

Të fundit