Flash News

KRYESORE

“Kodi Zgjedhor aktual ka rënë”, Gjiknuri i përgjigjet Norman për ‘5 qershorin’: E ka thënë në mënyrë diplomatike

“Kodi Zgjedhor aktual ka rënë”, Gjiknuri i përgjigjet

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri deklaroi se ka rënë kodi zgjedhor aktual, është ndryshuar kushtetuta.

Në ‘Real Story’, ai tha se pas këtij ndryshimi marrëveshja e 5 qershorit nuk është prekur, ndërsa ambasadori britanik në Tirane, Duncan Norman kërkoi sot nga Shkodra që ky pakt të mos cenohet.

Gjiknuri: Ka rënë kodi zgjedhor aktual, është ndryshuar kushtetuta. Nuk është prekur marrëveshja e 5 qershorit. Kushtetuta është fakt i kryer në mënyrë kushtetuese. Edhe pse diskutuam me orë në këshillin politik dhe nuk u arrit një marrëveshje, parlamenti i votoi. Dikush thotë ishte e njëanshme.

Balla: Nëse do ishin në parlament nuk do i bënit këto ndryshime kushtetuese?

Gjiknuri: Në parlament ka të tjerë.

Balla: Legalë është, por në sensin politik jo.

Po shkelni marrëveshjen, e tha edhe diplomati anglez që të mos merren vendime duke shkelur 5 qershorin, ekzistencën e këshillit politik.

Gjiknuri: E ka thënë në mënyrë diplomatike që secili të gjeje veten e tij aty.

Koalicionet lejohen, i themi PD-së na gjej një vend, që ka dhe lista të hapura dhe sistemin, formulën. Nuk e kanë gjetur.

Të fundit