Flash News

KRYESORE

Koncesionet/ Basha: Kush janë dajë e nip që morën prej Ramës gjysmë miliardi euro kontrata

Koncesionet/ Basha: Kush janë dajë e nip që morën prej

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin se kryeministri Edi Rama po vjedh shqiptarët bashkë me oligarkët e tij.

Duke kundërshtuar rrëzimin e koncesioneve për rrugët “Milot-Balldren’ dhe ‘Orikum –Dukat’, Basha tha në një dalje për mediat se dëmi i kontratave të tilla do t’i shkaktojë vendit në të ardhme dëme kolosale.

Basha foli me emra konkretë se kush janë dajë e nip, biznesmenë që Rama u ka dhënë gjysmë miliardi euro kontrata.

“Këto politika kriminale ekonomike të Ramës sjellin shkatërrim, janë paratë e Ndue Kolës, si paratë e dajës së tij “Gjoka construcion”. Dajë e nip kanë marrë gjysmë mld euro kontrata nga Edi Rama. E gjithë kupola e PS është sot e kapur nga krimi organizuar nga interesat klienteliste të cilat kanë pasoja shkatërruese për proceset politike në vend”, tha Basha, duke shtuar se “Koncensionet e pastrimi masiv i parave në ekonomi, përbëjnë rrezik për destabilizimin e vendit, për sigurinë kombëtare dhe për ndalimin e integrimit europian kërcënimi kryesor për integrimin evropian”.

Basha paralajmëron deputetët për dy kontratat koncesionare: Po i votuat, do ju mbajmë emrat shënim

Të fundit