Flash News

KRYESORE

Konfirmohet, këtë vit do të ketë "Big Brother"

Konfirmohet, këtë vit do të ketë "Big Brother"

Pas disa vitesh do të rikthehet në ekranin e Top Channe "reality show" Big Brother. Skenografi Fatmir Minga ka rrëfyer për “Top Channel” se 'Big Brother' do të rikthehet shumë shpejt në ekran dhe që tani kanë nisur përgatitjet e shtëpisë.

“Jemi në ambientet ku posa kanë filluar punimet e BIG Brother-it. Kam një kënaqësi ta them sepse për Big Brother është hera e parë që kthehet në shtëpi, gjithmonë kemi pasur ambiente jashtë televizionit. Do të jetë një BIG BROTHER i madh siç di të bëjë TOP CHANNEL , me studio gjigante dhe përgjegjësi maksimale nga ana vizuale.”- ka thënë skenaristi.

Disa ditë më parë, ishte Arbana Osmani ajo që "ngacmoi" publikun me foto gjatë viteve kur ajo ka prezantuar Big Brother, ndaj me shumë gjasa do të jetë ajo sërish moderatore e këtij programi.

Arbana Osmani ngre dyshimet për “Big Brother”, a do të jetë ajo prezantuesja?

Të fundit