Flash News

KRYESORE

Konsultimet/ Meta flet për datën e zgjedhjeve dhe ftesën ndaj Ramës dhe Bashës në presidencë

Konsultimet/ Meta flet për datën e zgjedhjeve dhe ftesën ndaj

Presidenti Ilir Meta deklaron se do të duhet të dëgjojë më parë palët politike, për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2021.

Nga Vlora, Meta u pyet nëse ka një opsion konkret mbi këtë datë, por tha se më parë do të duhet të konsultohet me të gjitha forcat politike që do të jenë pjesë e këtij procesi.

Lexo edhe: Letrat/ Meta nis konsultimet për datën e zgjedhjeve, fton Ramën dhe Bashën në presidencë

“Nuk mund të themi asgjë sepse do më duhet të dëgjoj përfaqësuesit e forcave politike dhe më pas do marrim me siguri”, tha Meta.

I pyetur nëse ka marrë përgjigje nga PS dhe PD pas letrës drejtuar për nisjen e takimeve në presidencë ditën e premte, Meta tha se të gjithë janë të mirëpritur dhe më pas do ketë një vlerësim përfundimtar.

“Kam kërkuar takime me përfaqësuesit e gjitha forcave parlamentare, përfshirë edhe bashkë me kreun e komisionit të integrimit evropian. Më pas të gjithë janë të mirëpritur dhe do ketë një vlerësim përfundimtar”, tha presidenti.

Sipas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore që palët kanë rënë dakord disa muaj më parë, zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në pranverë ose në vjeshtë. Konkretisht mes datës 15 prill dhe 15 maj, ose 15 tetor-15 nëntor .

Të fundit