Flash News

KRYESORE

Kontrolli me Forca Speciale, gjenden 15 mijë euro në banesën e njërit prej gjyqtarëve që “zbuti” dënimin e Dajtit

Kontrolli me Forca Speciale, gjenden 15 mijë euro në banesën e

Janë gjendur një shumë parash në banesën e njërit prej gjyqtarëve që “zbuti” dënimin e Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër policëve më 2019-ën.

Siç raporton ‘ora news’ pas kontrollit nga një operacion i nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në banesat e tre gjyqtarëve, janë gjendur një shumë prej rreth 15 mijë eurosh.

Sipas të dhënave të para, shuma e parave u gjet në banesën e gjyqtarit të Apelit, Skënder Damini, i cili në momentin e kontrollit ishte i pranishëm në banesë bashkë me familjen.

Vendimi për kontrollin e banesave të gjyqtarëve u mor dje nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ndërkohë, paralelisht po zhvillohen kontrolle të imtësishëm edhe në banesat e gjyqtarëve Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla në Tiranë, Vlorë dhe në Lezhë , pasi pranuan gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burgim të përjetshëm.

Të fundit