Flash News

KRYESORE

“Korriku iku”, ambasada e SHBA video për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, ish-ministri i kujton deklaratën e Palmer

“Korriku iku”, ambasada e SHBA video për krijimin e

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka drejtuar një pyetje ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila sot përmes një video, sqaroi hap pas hapi si do funksionojë Gjykata Kushtetuese.

Manjani është ndalur te deklarata e zëvendës ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, i cili në një intervistë për VOA tha se Gjykata Kushtetuese do të niste punën në Korrik.

“Ambasada Amerikane bën mirë që na i shpjegon me video se si krijohet Gjykata Kushtetuese, po pyetja është:

Këtë videon a ja kanë çuar Palmerit ta shohë?!

Ky i fundit para votimeve të partisë shtet na tha që në korrik do bëhej gjykata...

Ndërkohë po video realitetin ku qeveria, për shkak se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, dhunon sistematikisht Kushtetutën dhe liritë e të drejtat themelore të njeriut, kur do e shfaqin?!

Apo s’ka video për këtë...”, shkruan me ironi Manjani.

Para zgjedhjeve të 30 qershorit, Palmer deklaroi gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, se pas zgjedhjeve do të formohej Gjykata Kushtetuese.

Të fundit