Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA sqaron me video si do të ngrihet Gjykata Kushtetuese: Jo më të emëruar nga politika

Ambasada e SHBA sqaron me video si do të ngrihet Gjykata Kushtetuese: Jo

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku sqaron me detaje dhe hap pas hapi se si do të funksionojë Gjykata e re Kushtetuese, e dalë jashtë funksionit prej kohësh.

Në video, ambasada thekson se Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë.

Sipas ambasadës, me sistemin e ri në Gjykatën Kushtetuese nuk do të ketë emra të emëruar nga politika dhe se ky organ i përbë prej 9 emrash, mund të vendosë edhe kundër Presidentit dhe Kryeministrit, në respekt të të drejtave kushtetuese.

Ambasada shtjellon se cili ishte problemi në Gjykatën Kushtetuese me sistemin e vjetër dhe se si do të shmanget politika për emërimin e 8 vendeve vakante nga KED, një grup gjyqtarësh e prokurorësh me përvojë që kontrollojnë kualifikimet e kandidatëve.

Ndiq videon: 

Të fundit