Flash News

Kosova

Abetarja e unifikuar/ Ministrja Nagavci: Shqipëria nuk e ka respektuar, Kosova po

Abetarja e unifikuar/ Ministrja Nagavci: Shqipëria nuk e ka respektuar,

Unifikimi i tekstit të Abetares në Shqipëri dhe në Kosovë ishte një nga premtimet e dy qeverive. Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci është shprehur se Kosova i ka respektuar marrëveshjet e mëparshme dhe ka përdorur Abetaren e përcaktuar, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk e ka përmbushur angazhimin.

Ajo tha për “Mirëmëngjes” se Abetarja e përcaktuar për t'u përdorur nga të dyja shtetet nuk ka funskionuar në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kohës në Shqipëri.

“Edhe vite më parë, është iniciuar, është pranuar dhe ka filluar të punohet me një abetare të përbashkët. Në Kosovë e kemi respektuar, e kemi pasur atë abetare në përdorim për një kohë të gjatë. Me aq sa jam në njohuri në Republikën e Shqipërisë nuk është përdorur e njëjta abetare në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh ministrja.

Kujtojmë që na maj të vitit 2012 në Prizren është vendosur për unifikimin e Abetares, duke e cilësuar një moment të historik për kombin shqiptar, por dhe pas 9 vitesh, Shqipëria e Kosova nuk kanë një tekst të përbashkët.

Të fundit