Flash News

Kosova

Aksident masiv/ Përplasen 14 makina në Kosovë, raportohet për të lënduar

Aksident masiv/ Përplasen 14 makina në Kosovë, raportohet

Një aksident masiv ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja në Kosovë.
Policia bën me dije se 14 makina janë pëtfsh9irë në aksident.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, por nuk dihet ende numri i saktë i tyre.

Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”,  shprehen përfaqësues të policisë.

Rruga është bllokuar përkohësisht, ndërsa autoritetet policore dhe ekipet emergjente ndodhen në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.

Të fundit