Flash News

Kosova

Aksidenti në Kroaci, sot mbërrijnë në Kosovë trupat e pajetë të viktimave

Aksidenti në Kroaci, sot mbërrijnë në Kosovë trupat e

Sot do të mbërrijnë në Kosovë trupat e pajetë të viktimave të aksidentit që ndodhi dy ditë më parë në Kroaci. Ditën e djeshme përfundoi dhe identifikimi i tyre.

Lajmin e bëri me dije ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një intervistë për mediat kosovare. Ai shtoi se dhe personat që janë plagosur mund të nisen sot në mbrëmje.

Ditën e sotme pritet të jepet dhe masa e sigurisë për shoferin e autobuzit, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë, pasi e zuri gjumi në timon.

Kujtojmë që aksidenti ndodhi mëngjesin e së dielës në Slavonski Brod, Kroaci. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 67 pasagjerë, 10 prej të cilëve ndërruan jetë dhe 45 të tjerë u plagosën.

 

Të fundit