Flash News

Kosova

Identifikohen viktimat e aksidenti tragjik, 10 shqiptarët që s’u kthyen dot të gjallë në atdhe

Identifikohen viktimat e aksidenti tragjik, 10 shqiptarët që s’u

Janë identifikuar të 10 personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të regjistruar mëngjesin e djeshëm në Kroaci, ku një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë u përmbys në Slavonski Brod. Viktima më e re ishte në moshën 18-vjeçare.

10 personat që humbën jetë janë: 

- shoferi Naser Sylmetaj, lindur më 1974, Gjakovë;
Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan dhe mamaja e saj Gjyle Maloku,
- Valentina Binakaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj;
- Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë;
- Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë;  
- Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë – Gjakovë; 
- Anjeza Bellanica, 18-vjeçe nga Krusha e Madhe;
- Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.

Shtetasit e mësipërm u nisën për në atdhe, por aksidenti tragjik ia u ndërpreu rrugën në mes, duke iu marrë dhe jetën. 

Gjithashtu mësohet se nga 45-të plagosurit, aktualisht 15 prej tyre gjenden në spital dhe dy pacientë janë ende në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Slavonski Brod.

Aksidenti u regjistrua mëngjesin e djeshëm në Kroaci, ku u përfshi një autobus nga Kosova i linjës Frankfurt-Prishtinë. Në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën. Aksidenti i rëndë u regjistrua në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.

Kjo e hënë është shpallur ditë zie në Kosovë në nder të personave që humbën jetën.

Të fundit