Flash News

Kosova

Aksidenti tragjiik me 3 viktima, arrestohet drejtuesi i automjetit në Prizren

Aksidenti tragjiik me 3 viktima, arrestohet drejtuesi i automjetit në

Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku tre këmbësorë janë goditur për vdekje nga një shofer, i cili po garonte por humbi kontrollin mbi makinën.

Policia përmes njoftimit për media ka bërë të ditur se shoferi që përplasi tre të rinjtë është arrestuar. Më herët u raportua se shoferi i automjetit ishte Arlind Syla, i afërm i njërit prej viktimave.

Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare, u identifikuan si viktimat e aksidentit.

“Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Të fundit