Flash News

Kosova

Akuzohen për falsifikim dokumentash, arrestohen dy zyrtarë në Kosovë

Akuzohen për falsifikim dokumentash, arrestohen dy zyrtarë në

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Qendrës për Regjistrim Civil në Obiliq, pasi dyshohen se e kanë keqpërdorur detyrën duke mundësuar falsifikimin e dokumenteve të identifikimit për një person tjetër.

Ata dyshohet  kanë ndihmuar një person, të pajiset me dy identitete të tjera të rrejshme, përveç dokumentit të tij të vlefshëm identifikues si shtetas i Kosovës.

Lidhur me rastin ne fjalë janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë dhe veprime shtesë të cilat janë konsideruar si të nevojshme”, tha Policia në një komunikatë.

Ata akuzohen për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar," tha policia.

 

Të fundit