Flash News

Kosova

Albin Kurti: Në qershor mund të rinisim dialogun me Serbinë

Albin Kurti: Në qershor mund të rinisim dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se gjatë muajit qershor  mund të nisë dialogun me Serbinë.

Kurti theksoi se gjatë muajit maj do të takojë opozitën në Kosovë për të diskutuar për dialogun, ndërkaq theksoi se do të marrë pjesë në darkën e punës që do të organizohet gjatë muajit maj me liderët e Ballkanit në Bruksel, raportojnë mediat në Kosovë.

Javën e ardhshme do të aprovojmë programin qeverisës, dhe planin e punës dhe ai duhet të dërgohet për diskutim në Parlamentin e Kosovës.

Në anën tjetër, kemi nevojë për më shumë informacione dhe dokumente për marrëveshjet e kaluara dhe procesit në përgjithësi për tu përgatitur për këtë. Gjatë muajit maj do të takojmë opozitën në Kosovë që të kemi edhe kontributin e tyre. Duam të kemi një dialog të përgatitur mirë.

Nuk duam të bëjmë gabime, dhe kjo tregon se po e marrim shumë seriozisht. Vetëm duan dialog të përgatitur mirë. Fillimisht në maj do të kemi këtë darkën e punës me prijësit e Ballkanit Perëndimor, pastaj dikur në qershor mund të fillojmë me kapitullin tjetër të dialogut me praninë edhe të ndërmjetësuesve të BE-së”, tha Kurti gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

 

Të fundit