Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Analistët: Bashkimi Evropian duhet ta rimendojë kornizën e dialogut Kosovë-Serbi

Ditë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës, njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor kritikuan qasjen e bashkësisë ndërkombëtare në rajon dhe thanë se hapësira e lënë nga mungesa e angazhimit të Perëndimit në rajon, përfshirë procesin e stagnuar të integrimit evropian, ka krijuar një terren të përshtatshëm për tensione te vazhdueshme.
Sonja Biserko, drejtuese e Komiteti i Helsinkut për të Drejta të Njeriut në Beograd, ka pak mëdyshje se Beogradi zyrtar qëndron pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës. Prej grafiteve që paralajmëronin kthimin e ushtrisë së Serbisë në Kosovë nëpër qytetet e Serbisë e deri te dëshmitë e gjetura nga autoritetet në Kosovë pas përballjes me grupin e armatosur, zonja Biserko thotë se ishte e qartë se diçka do të ndodhte dhe se Beogradi është përgjegjës. Bazuar në informacionet e deritashme, thotë ajo, është e qartë që “disa forca nga Serbia shkuan në Kosovë për të provokuar një konflikt, në mënyrë që ushtria serbe të hynte dhe të vendoste vijën ndarëse me Kosovën te lumi Ibër.”
“Beogradi është i vetëdijshëm që ka shkelur vijën e kuqe dhe tani po mundohet, me çdo mjet, të zvogëlojë rolin e vet në këtë akt terrorist,” thotë zonja Biserko.
Por, ajo fajëson edhe qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë për këtë përshkallëzim.
Zonja Biserko thotë se bashkësia ndërkombëtare i ka injoruar paralajmërimet e udhëheqësve në Prishtinë ngaqë e sheh Serbinë si faktorin kryesor në rajon dhe për shkak të sulmit rus në Ukrainë.
“Beogradi shfrytëzoi mundësinë e kësaj tolerance nga Perëndimi përgjatë këtij një viti e gjysmë, që kur filloi agresioni rus ndaj Ukrainës, kur Perëndimi u rikthye në Ballkan, pas gati 15 vjet mungese angazhimi, për të parandaluar hapjen e një fronti të dytë dhe po shpresonin që ta sillnin Serbinë në Perëndim, gjë që nuk e kanë bërë dot,” thotë ajo.
Ajo shton se rajoni është në një pikë kritike; shtetet fqinje nuk i besojnë Serbisë dhe se prirja e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor është negative.
“I tërë rajoni është i bindur se Beogradi ishte i përfshirë në këtë rast. Dhe do të shtoja se ky është synim i Beogradit për një kohë dhe po priste momentin që ta realizonte këtë synim, në Kosovë dhe gjetiu. Problemi i politikës dhe strategjisë së Perëndimit në rajon tani, është se për shkak të rëndësisë së Beogradit, që e konsiderojnë si përparësi të tyre, të gjitha shtetet fqinje janë neglizhuar dhe po u bëhet presion të bëjnë lëshime. Si në Kosovë, si në Mal të Zi, si në Bosnjë... Serbia po i minon të gjitha këto shtete vazhdimisht, sistematikisht,” sipas zonjës Biserko.
Përkundër thirrjeve nga Uashingtoni të këtyre ditëve për t’iu rikthyer dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zonja Biserko e sheh fatin e tij të lidhur ngushtë me politikën që Perëndimi do të ndjekë pas sulmit të grupit të armatosur serb në Kosovë. Sipas saj, mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur dialog që kur është diskutuar ndarja e Kosovës dhe se Serbia po blen tani kohë për ndryshimin e rrethanave politike në Shtetet e Bashkuara me shpresë për ta rikthyer idenë e ndarjes në agjendë. Perëndimi, sipas saj, duhet të ndryshojë pozicionin e tij, tani të minuar, në Ballkanin Perëndimor.
“Nëse Perëndimi nuk ndryshon politikën, është vështirë të imagjinosh se ky dialog do të funksionojë,” shton ajo.
Mary Kaldor, profesore në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe anëtare bordi e Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme, thotë se angazhimi i Bashkimit Evropian dhe procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në të ishte menduar si e vetmja rrugëdalje për rajonin.
“Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është me të vërtetë e vetmja zgjidhje për Ballkanin, ku çështjet e etnicitetit dhe kufijve shndërrohen në çështje minoritetesh, që paraqet problem më vete dhe një formë krejt tjetër për t’u përballur me të. Por, procesi i zgjerimit është ndalur dhe mendoj se kjo gjë është shndërruar në problem të vërtetë, dhe natyrisht është problematike që kjo mundësi më nuk po merret seriozisht,” thotë ajo.
Zonja Kaldor, që është bashkë-autore e Raportit të Kosovës, një përpjekje akademike për të kuptuar mësimet e dala nga lufta në Kosovë dhe ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, vlerëson se Perëndimi e ka vënë veten në pozitë të vështirë duke lënë çështje të pazgjidhura në rajon.
“Rusia është tani në pozitë të krijojë shumë telashe dhe po krijon shumë vështirësi. E kemi vënë veten në pozitë kur punët e pakryera, qoftë si koncept apo si problem konkrekt… vazhdojnë të jenë pika tensioni. Dhe kjo mund të keqpërdoret,” tha ajo.
Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të shihet si e vetmja zgjidhje për Ballkanin Perëndimor, por ky union duhet t’i rimendojë në tërësi përparësitë e veta.
“Është shumë, shumë shqetësuese, sikur që është shqetësuese për pjesën tjetër të botës që, luftrat të cilat i pamë në Ballkan tash po ndodhin në pjesë të tjera të botës, në Afrikë dhe Lindje të Mesme… Është shqetësim i imi se po shohim një gjendje të re shoqërore në të cilën krimi, etniciteti dhe dhuna po bëhen një kombinim afatgjatë helmues," tha ajo. "Dhe që Bashkimi Evropian ta mbijetojë këtë kombinim helmues, që ky kombinim helmues të mos e prekë vet Bashkimin Evropian, atëherë duhet një vlerë e re, që mendon rreth kësaj, dhe jo në aspekt të arritjes së marrëveshjeve me lëvizje etnike, por duhet ndryshuar gjendja shoqërore, që do të thotë, të mendohet për aspektin ekonomik e shoqëror, ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut dhe format se si drejtësia të bëhet kuptimplotë.”/voa
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14