Flash News

Kosova

Arkitekti që fitoi drejtimin e Prishtinës: Do ta ftoj Kurtin në zyrë dhe do kemi punë fantastike. Sfida kryesore

Arkitekti që fitoi drejtimin e Prishtinës: Do ta ftoj Kurtin në

Komuna e Prishtinës do të drejtohet nga Përparim Rama, arkitekti nga radhët e LDK-së që arriti të siguronte fitoren në zgjedhjet lokale. Zgjidhja e çështjes së kaosit urban është sfida kryesore e tij.

Këtë e konfirmoi vetë Rama për "Euronews Albania", ky tha: Unë e kam cekur që nga fillimi dhe e kam parë këtë garë përtej partive politike, për bashkim të njerëzve të mirë, të njerëzve profesionistë. Luftën e kemi kundër kaosit urban jo kundër njeri-tjetrit. Kemi jetëshkrime të ndryshme dhe duhet që pasi një pushimi disa ditor t’i përvishemi punës.

Rama beson se do të ketë bashkëpunim me qeverinnë, ndërsa ka pohuar se do ta ftojë kryeministrin Albin Kurti në zyrë për të folur për planet e kryeqytetit.

“Patjetër do të kemi bashkëpunimin të plotë me z.Vitia. Ai më ka thirrur dhe më ka uruar fitoren dhe çmoj shumë atë. Ka thënë që do të jetë bashkëpunues me atë që duan qytetarët të Prishtinës. Do të kemi një punë fantastike bashkë me qeverinë. Do ta ftoj zotin Kurti që të jetë mysafir në komunë dhe të bashkëbisedojmë për planet e mëdha që kemi”, deklaroi Rama.

Ky i fundit u shpreh se e priste fitoren dhe kishte se kishte hyrë në garë për të fituar. Ai shtoi se puna e parë është mbledhja me stafin dhe diskutimi për ndryshimin e Prishtinës. Gjithashtu theksoi se puna e parë e rëndësishme është lirimi i trotuareve që duhet të ndodhë menjëherë.

 

Të fundit