
Flash News
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
“Armët po transportohen me ambulanca”, si e paralajmëroi deputetja britanike sulmin në veri të Kosovës
Më 4 korrik 2023, deputetja britanike Alicia Kearns në një status në platformën “X”, shkroi se Serbia ishte duke furnizuar me armë veriu e Kosovës.
Ajo tha konkretisht se armatimet po transportoheshin me ambulanca dhe po fshihen brenda Kishës Orthodokse Serbe.
“Qeveria është e vetëdijshme, dhe ushtarët tanë të sapo kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armatim që kontrabandohet nga kufiri prej Serbisë në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tanë janë në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje dhe t’i kapin, leja zgjatet shumë. Deri në momentin që sigurohet leja befasishëm’ – një ambulancë u paraqit në kishë dhe nxori përsëri të gjitha armët”, shkruante Kearns.
Deputetja asokohe bëri thirrje të ndaleshin të gjitha eksportet drejt Serbisë.
Por çfarë ndodhi mëngjesin e 24 shtatorit në Zveçan?
Një grup agresorësh serb sulmuan Policinë e Kosovës me armë zjarri dhe granata dore. Si pasojë, mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër. Të shtënat vijuan edhe pas vrasjes, ndërsa Policia e Kosovës nisi një aksion për arrestimin e agresorëve.
Rreth 30 ushtarë serb kishin marshuar të armatosur rëndë drejt veriut duke sulmuar policinë. Tre prej tyre u vranë ndërsa 6 të tjerë u arrestuan dhe pritet të dalin sot në Gjykatë.
Policia sekuestroi një sërë armësh, municione luftarake, eksplozivë dhe autoblinda.
Kearns ka deklaruar në platformën “X” të hënën se dislokimi i trupave të KFOR-it duhet të bëhet nga një grup më i madh i shteteve anëtare. Po ashtu, ajo është shprehur se duhet të nisë një hetim për vrasjen e Afrim Bunjakut.
“Mbretëria e Bashkuar si anëtare e QUINT-it duhet të marrë një rol më aktiv në dialogun e paqes ndërmjet Serbisë e Kosovës - pasiviteti aktual është i paqëndrueshëm. Britania e Madhe nuk është më e kufizuar nga konsensusi dhe mosnjohësit e BE-së, kështu që duhet të jetë më muskulore dhe dinamike në përpjekjet diplomatike. Ne kemi nevojë për një shtyllë kurrizore në Ballkan”, shkruan Kearns.
Ajo thekson se Qeveria e Serbisë duhet të angazhohet për normalizim të raporteve me Kosovën “dhe t’i japë fund retorikës radikalizuese dhe ndarjeve etnike që nxisin urrejtje”.
“Qeveria e Kosovës duhet të përvijojë përkushtimin e saj për të mbështetur komunitetet serbo-kosovare, duke siguruar përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në demokraci pa ndërhyrje të pajustifikuara të huaja. BE-ja duhet të angazhojë pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës për të mbështetur trajektoren e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, duke forcuar paprekshmërinë e integritetit të saj territorial.
Policia e Kosovës do t’i hetojë grupet paraushtarake përgjegjëse për vrasjen e oficerit Afrim Bunjaku. Si financohen, armatosen dhe si transportojnë armë në/përreth Kosovës. Nga kush i marrin udhëzimet e tyre? KFOR-i dhe EULEX-i duhet të ndihmojnë hetimet dhe të ndajnë të gjithë inteligjencën mbi depot e armëve dhe lëvizjet me Qeverinë e Kosovës dhe vendet anëtare, për të ndihmuar në përgjigjen e shqetësimeve rreth përfshirjes së aktorëve të Beogradit në vrasjen e oficerit të policisë kosovare dhe bllokadat e orkestruara të rrugëve. Nëse imazhet fillestare janë të sakta, KFOR-i duhet t’i hetojë automjetet dhe sistemet e armëve që i kishte, ato që ne duhet të supozojmë tani për tani janë të rreme, ngjitëse që mbajnë emrin e tyre”, shton deputetja britanike.
Të fundit


Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52
Leo XIV kremton Meshën e Parë si Papë
9 Maj 2025, 11:42

Denoncon Spaho: Kandidati i PS në Pogradec jep 100 mijë lekë për votën
9 Maj 2025, 11:27
Mustafaj: Krenar për fushatën e denjë të PD
9 Maj 2025, 11:22
Dështon sërish konstituimi, Kosova ende pa Kuvend të ri
9 Maj 2025, 11:06





"Vota nuk ka çmim", ambasada e SHBA në Tiranë 'shuplakë' Ramës
9 Maj 2025, 10:06

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01
