Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë/ 12 humbje jete dhe 777 raste pozitive në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë/ 12 humbje jete dhe 777 raste pozitive në 24
Foto ilustruese

Shifrat me Covid-19 në Kosovë mbeten të larta. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 viktima. Gjithashtu nga 4.143 testime të kryera kanë rezultuar pozitive 777 raste. Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve ditore me 238 infeksione.

Që prej fillimit të pandemisë, Kosova numëron 92.975 raste pozitive dhe 1.906 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 566 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 76.968. Ndërkohë numri i rasteve aktive është 14.101.

Gjatë javëve të fundit në Kosovë është shënuar një rritje e rasteve ditore dhe viktimave nga koronavirusi. Prej javës së kaluar, ka nisur edhe procesi i vaksinimit.

Të fundit