Flash News

Kosova

Debate dhe përplase në kuvendin e Serbisë, opozita kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

Debate dhe përplase në kuvendin e Serbisë,  opozita kërkon

Seanca e sotme parlamentare në kuvendin e Serbisë është shoqëruar me kaos dhe debate, Deputetët e opozitës kanë bllokuar punën e Kuvendit në Serbi duke fishkëllyer dhe ngritur pankarta.

Në videon e publikuar shihet teksa deputetë u ngritën nga vendet e tyre dhe me fishkëllima dhe britma dhe filluan të pengojnë punën e parlamentit dhe prezantimin e kryetares së Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç, e cila kujtoi se me ribalancimin e buxhetit parashihet të fitojnë pensionistët, nënat dhe fëmijët.

Kujtojmë se më herët opozita serbe ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme bllokim të punës në parlament deri sa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç të tregojë datën e zgjedhjeve të parakohshme në të gjitha nivelet.

Të fundit