Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Deklaratat e Kurtit, Escobar: Jam i shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) se është i shqetësuar me mesazhet që vijnë nga Prishtina, në të cilat kritikohet emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Escobar tha se nuk sheh “asnjë dëshmi të njëanshmërisë” te ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
“Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë.”, tha Escobar. Pas rundit të fundit të pasuksesshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Bashkimi Evropian (BE) e mbajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si përgjegjës për faktin se nuk ka pasur progres në dialog.
Kurti më pas deklaroi se përfaqësuesi special i BE-së “u pozicionua kundër Kosovës”. Esobar theksoi se SHBA-ja pret që të dyja palët “të forcojnë përkushtimin e tyre dhe që Kosova të tregojë më shumë pragmatizëm dhe realizëm në qasjen e saj ndaj BE-së”.
Radio Evropa e Lirë: Z. Escobar, më lejoni të filloj me dialogun Serbi-Kosovë. Çfarë shihni si rrugëdalje nga ngërçi i dialogut Serbi-Kosovë?
Gabriel Escobar: Shikoni, në këtë moment nuk ka alternativë përveç dialogut. Pra, e rëndësishmja për të dyja palët është që të vazhdojnë t’i përmbahen dialogut. Tani, jam i sigurt që e keni parë deklaratën e z. Borrell [Josep]. Ne, vërtet, po i bëjmë thirrje palës së Kosovës që të jetë më konstruktive. Dhe, më duhet të them që jam pak i shqetësuar nga mesazhet që vijnë nga Prishtina. Unë kam punuar me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian [Miroslav Lajçak]. Unë nuk shoh asnjë dëshmi njëanshmërie. Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë.
Ajo çfarë po përpiqemi të bëjmë, ajo që po përpiqet të bëjë BE-ja është krijimi i kushteve për normalizim dhe, gjithashtu, për harmonizimin për integrim në Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë. Pra, mendoj se përgjigjja është që të dyja palët t’i dyfishojnë përpjekjet, por pala kosovare të tregojë më shumë pragmatizëm dhe më shumë realizëm në qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian.
Radio Evropa e Lirë: Pra, a mendoni se mund të ketë masa shtesë ndaj të dyja palëve nëse nuk ecin përpara me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të saj? A po shqyrton SHBA-ja masa të mundshme ndaj të dyja palëve, në atë rast?
Gabriel Escobar: Nuk do të thosha masa. Do të thosha pasoja. Tani, ju them se pasojat, me të cilat ballafaqohet Kosova, është se nëse ata refuzojnë të angazhohen me Bashkimin Evropian, Bashkimi Evropian nuk do të angazhohet për ndihmë shtesë dhe masa shtesë për integrim.
Shikoni, unë mendoj se këto masa janë duke pasur ndikim në Kosovë dhe në ekonominë e Kosovës. Shpresoj që të paktën në mënyrë bilaterale, Shtetet e Bashkuara të mund të punojnë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t’i hequr ato masa në vitin 2024. Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë me Kosovën për ta afruar me Bashkimin Evropian. Por, ne do të kishim dëshirë të shihnim një vullnet politik dhe lëvizje në atë drejtim, gjithashtu.
Radio Evropa e Lirë: A ka një afat për këtë?
Gabriel Escobar: Jo, jo… Kjo është për keqardhje. Pra, dua të them, këto masa janë të pacaktuara derisa të ketë një lëvizje drejt progresit si në [Marrëveshjen e] Ohrit, ashtu edhe në një plan shtensionimi.
Radio Evropa e Lirë: A janë SHBA-ja dhe BE-ja në të njëjtën linjë kur bëhet fjalë për atë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Po e bëj këtë pyetje sepse zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk pranoi sot shprehimisht se qëndrimi i BE-së është se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të merret parasysh gjatë themelimit të Asociacionit.
Gabriel Escobar: E kemi thënë vazhdimisht se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të krijojë probleme brenda Kosovës për funksionalizim, duhet të jenë në përputhje me Kodin e saj ligjor, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Pra, brenda kësaj, unë ende mendoj se ka një kapacitet të madh për t’i lejuar serbët të menaxhojnë shërbimet e tyre komunale në një mënyrë që u përshtatet më së miri qytetarëve të tyre, pa u bërë Republikë Sërpska.
Ne e kemi adresuar atë në mënyrë të përsëritur. Dhe, jam i zhgënjyer që ajo pikë bisede vazhdon të ngrihet – se kjo do të jetë Republika Sërpska. Nuk do të bëhet [një Republikë Sërpska]. Me të vërtetë bëhet fjalë për autoritete komunale që bëjnë atë që komunat tashmë e bëjnë në gjuhën serbe.
Radio Evropa e Lirë: Do të doja të kaloja pak te Bosnjë e Hercegovina. Asambleja e Republikës Sërpska, entitet i Bosnjë e Hercegovinës, ka shkuar përpara drejt adoptimit të një ligji për agjentë të huaj, i ngjashëm me atë që tashmë është në fuqi në Rusi. Si e komentoni këtë?
Gabriel Escobar: Epo, para së gjithash, nuk do të thosha që është i ngjashëm me atë që zbatohet në Rusi. Është identik me atë që zbatohet në Rusi. Pra, ne e shohim atë si antidemokratike, e shohim si të rrezikshme dhe e shohim si [një iniciativë] të dëshpëruar nga autoritetet që po përpiqen t’ua mbyllin gojën gazetarëve të pavarur që të mos i vënë në dukje të gjitha mangësitë që Qeveria ka shfaqur tashmë. Pra, duke u thënë njerëzve, duke u thënë gazetarëve se ata nuk mund ta thonë të vërtetën, nuk e fsheh të vërtetën.
Kështu që, unë mendoj që nuk ka asnjë mënyrë që ky ligj mund të ndihmojë në sjelljen e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe veçanërisht të Republikës Sërpska, më afër Evropës. Por, unë mendoj që ky është plani. Nuk mendoj se presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, synon të ndihmojë në afrimin e Republikës Sërpska me Evropën.
Radio Evropa e Lirë: A gëzon përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt, mbështetje të mjaftueshme duke marrë parasysh zhvillimet e fundit dhe deklaratat që vijnë nga presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, se zoti Schmidt do të dëbohej nëse do të përpiqej të hynte në Republikën Sërpska?
Gabriel Escobar: Epo, së pari, ai nuk e ka atë autoritet. Por, më lejoni të them vetëm se “Përfaqësuesi i Lartë” është i përshkruar në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Pra, ai është një pjesë e rëndësishme e Dejtonit. Legjitimiteti i tij buron nga Dejtoni dhe ai ka mbështetjen tonë të plotë, e ka edhe mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian. Dhe jo vetëm kaq, por e ka edhe mbështetjen e plotë edhe të [Këshillit të Zbatimit të Paqes], PIC-ut.
Radio Evropa e Lirë: Një pyetje për Maqedoninë e Veriut dhe një pyetje për Malin e Zi. A është SHBA-ja e kënaqur me luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut? Pra, këtë pyetje po e bëj në kontekst të ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilat u reduktuan dënimet për keqpërdorim nga ana e zyrtarëve.
Gabriel Escobar: Epo, do të them, si fillim, që korrupsioni është problemi më i madh për Ballkanin Perëndimor. Dhe, unë mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë më shumë, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Dhe, kjo është një nga arsyet pse ne jemi vazhdimisht pro [asaj] që vendet t’i nisin reformat që kërkon Bashkimi Evropian.
Për sa i përket informacionit specifik për ndryshimet në Kodin Penal, ajo që mund të them është se ka shumë nivele të kontrollit dhe balancave të shumëfishta, përfshirë përmes Bashkimit Evropian, që do të kërkonin që Maqedonia e Veriut të sigurohet që ligjet e saj nuk janë vetëm në përputhje me Kushtetutën e saj, por në përputhje edhe me pritjet dhe standardet evropiane.
Radio Evropa e Lirë: Kur është fjala për Malin e Zi dhe formimin e Qeverisë së ardhshme, në deklaratën tuaj të fundit thatë se Shtetet e Bashkuara e kishin shumë të qartë se donin që Qeveria të përbëhet ekskluzivisht nga parti të fokusuara në integrimin evropian, parti të dedikuara për NATO-n dhe që ndajnë qëndrimin e Perëndimit në lidhje me Rusinë. Nëse një pjesë e forcave apo partive pro-evropiane në Mal të Zi, bëjnë një marrëveshje politike që do të sillte hyrjen e forcave politike anti-perëndimore dhe pro-ruse në Qeveri, cilat mund të jenë pasojat e mundshme?
Gabriel Escobar: Gjithçka që mund të them është se tani me Malin e Zi ne kemi një marrëdhënie shumë-shumë të ngushtë. Mali i Zi e ka dëshmuar veten se është jo vetëm një aleat solid i NATO-s, por edhe një kandidat i mirë për Bashkimin Evropian. Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar për nivelin e partneritetit që presim të gëzojmë me presidentin e ri dhe kryeministrin e ri.
Presidenti i Malit të Zi u prit mirë në Nju Jork dhe ai la një përshtypje shumë pozitive te të gjithë ata, me të cilët komunikoi nga Qeveria amerikane. Dhe, ne të gjithë ramë dakord në çdo deklaratë se sfida më e madhe për sigurinë evropiane tani është agresioni i paprovokuar ndaj Ukrainës. Dhe, edhe dje, në mëngjesin e [e organizuar nga vendet e Kartës së Adriatikut], A5, ne bëmë një deklaratë për nevojën për ta mbështetur Ukrainën kundër agresionit nga Rusia. Pra, në kontekstin e gjithë kësaj, unë mendoj që të gjithë bashkëbiseduesit tanë ballkanikë, bashkëbiseduesit tanë malazezë e kuptojnë se tani nuk është koha për t’i dhënë Rusisë një platformë për ndërhyrje në Ballkanin Perëndimor./rel
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14